Çaji kinez – kultivoni çajin vetanak!

fotografia

Çaji kinez

Qysh para përfundimit të dimrit, secili kopshtar i denjë, fillon të planifikoj se çfarë do të mbjellë në sezonën e ardhshme. Juve nuk u tërheqë më, që çdo vit të mbillni domate, speca dhe tranguj? A mendoni për diçka ndryshe? Për diçka egzotike? Çfarë do të thoni për idenë që këtë vit të kultivoni çaj vendor?!

fotografia

Çaji kinez

Në gjininë e çajit (Camellia) numrojmë rreth 50 lloje të drunjëve gjithëherë të gjelbërt tropikal dhe suptropikal, gjegjësisht të drunjëve të ulët, ndër të cilët është më i rëndësishmi çaji kinez (Camellia sinensis). Bëhet fjalë për një kulurë bimore e cila ka prejardhje nga Kina Jugore dhe Juglindore dhe regjioneve fqinjësore të Indisë, Barmes, Vietnamit dhe Laosit, ku kultivohet që njëmijë vjet. Megjithatë, mbillet në të gjitha regjionet tropikale në mbarë botën, ndërkaq prodhuesit kryesorë janë Kina, Indija, Shrilanka dhe Japonia.

fotografia

Farërat e çajit

Kultivimi i çajit vendorë nuk është i vështirë as në kushtet tona. Më rëndësi është të blehet fara e e shëndoshë, sepse fara e çajit shumë shpejt e humbë mbimjen. Fara është në formë të rrumbullakët dhe para mbjelljes duhet të laget 2–3 ditë. Pas kësaj e mbillni aty ku ka ajrosje shumë të mirë. Nën temperaturën prej rreth 20–25 °C, fara do te mbijë pas 2–4 javë. Në vendin me rreze dielli, bimët e reja rriten shumë shpejt, ndërsa te bimët gjysmë vjetore mund te filloni krasitjen. Duke ju falenderuar krasitjes së rregullt, do të fitoni pamjen e krojshës, e menjëherë edhe lëndën për prodhimin e çajit vendor.

Është mirë që çajin gjatë verës ta mbillni përjashta në kopsht, ose në ballkon. Vera e nxehtë dhe e rregullt, ujitja e mjaftueshme, do t’i simulojë kushtet të cilat çaji i ka në atdheun e vet. Pa marrë parasysh se çaji i fituar në kopshtin vendor, apo ballkon, me kualitetin e tij nuk i përgjigjet çajit të mbjellur në vendet tropike, mbjellja e tij sigurisht që do t’iu sjell shumë kënaqësi, ndërsa bimët do të kujdesën që t’u sjellin shume lule të bardha. Gjatë dimrit, çajin e vendosni afër dritarës. Meqë është në pyetje lloji përherë i gjelbërt, ndërsa gjatë dimrit nuk keni mundësi t’i siguroni sasi te mjaftuar të dritës së diellit të cilën e kërkon, çaji gjatë dimrit sigurisht se do të vyshket dhe do të bie. Por me ardhjen e pranverës, gjendja e tij do të përmirësoshet dhe prapë do të mbledhni çajin vendor.

Printed from http://www.botanix.kpr.eu/sq/print.php?t=3