Botanix - gazetë mbi bimët dhe kopshtarinë

Botimi në shqip

Duhani Nicotiana glauca – bima e ballkonit me perspektivë

fotografia

Duhani Nicotiana glauca

Animi i njeriut kah diçka më e re, me të pazakonshme dhe jotradicionale, është i pakufizuar. Kështu edhe secili kopshtarë në kopshtin e vet dëshiron të kultivoi diçka të re, diçka që gjer më tani askush s’e ka…Nga ky shkak tregu i luleve çdo vit ofron shumë kualitete për të „shuar etjen“ e kopshtarëve, të cilët pandërprerë kërkojnë për diçka të re. Shumë lloje të reja të lansuara komercialisht, shumë shpejt po shumëzohen dhe gazeta bëhet vetëm pjesë e „sortimentit të zakonshëm“.

fotografia

Duhani Nicotiana glauca

Dekadat e fundit, numri më i madh i gazetave të luleve vjen nga familja e ndihmësve (Solanaceae). Më të njohurat janë petunet, surfinet, million bells (në përkthim një milion zile). Sekreti i suksesit të tyre është në rritje të shpejtuar, periudhën e lulëzimit të hershëm, (në rast të kultivimit nga farërat lulëzojnë gjer në 3 muaj, në rast të shumëzimit me copëza, praktikisht lulëzojnë menjëherë) dhe në kërkesat e tyre të pakëta, sa u përket kushteve të kultivimit të tyre. Më së shumti, natyrisht, ju përshtaten vendet me diell, por shumë mirë pranojnë edhe vende më me pak dritë dhe vende të ftohta.

Mirëpo, bimët nga familja e ndihmësve në viset tona nuk kanë qenë gjithëherë të dashura. Mbajmë në mend patatën dhe domatën, të cilët në fillim janë kultivuar vetëm si bimë zbukuruese (dekoruese). Kur u paraqitën lajmet e para së këto bimë mund edhe të hahen, njerëzit ndaj këtyre bimëve reaguan me një dozë të mosbesimit. Por se shpejti aq shumë u përhapën, sa që në shumë vende u u nënçmuan frutat klasike, e këto u bënë pjesë themelore e ushqimit.

fotografia

Në këtë numër do të njohtohemi me duhanin Nicotiana glauca – bimë jotradicionale ballkonike, me prejardhje nga Amerika Jugore. Në kushtet tona është në pyetje druri apo lisi që shpejt rritet. Duhani që është perfituar nga farërat e luleve, lulëzon për 2 muaj, por degët në bimën e rritur për një muaj rritën për 50 – 70 cm.

Siç paralajmëron emërtimi i tij latin, tërë bima ka shkëlqim si të argjendit. Prandaj, duhet të kujdesemi që bimën pa nëvojë te mos e prekim, sepse shkëlqimi si i argjendit hiqet dhe bima mbetet joatraktive me ngjyrë të gjelbërt të çelët. Gjethet i ka ngjyrë argjendi, në formën si të vesë dhe në fund janë me thepa. Në skajet e gjetheve rriten lule të vogëla me nga 20–40 lule të verdha. Lulet janë të gjata 3–3,5 cm dhe të gjëra rreth 0,5 cm. Në fillim të lulëzimit, lulet janë më ngjyrë të vërdhë të çeltë dhe kanë skaje të verdha të çiltërta; pas lulëzimit janë më ngjyrë të vërdhë të mbyllur. Si përparësi e këtij lloji konsiderojmë faktin se lulet edhe pas lulëzimit përherë janë dekorative. Për ndyrshim psh. prej petunit, pas lulëzimit mbajnë formën dhe në bimë qendrojnë mjaft gjatë.

Kultivimi i ketij lloji është shumë i thjeshtë. Duhanin Nicotiana glauca mundeni gjatë gjithë vitit ta mbani në banesë, ose gjatë verës mund t’a bartni në balkon, gjegjësisht në kopsht. Shumëzohet prej farërave të cilat shumë shpejt mbijnë dhe kanë mbimje shumë te lartë. Bimët fillojnë të lulëzojnë per 2 muaj (kështu, nëse dëshironi që t’ua zbukurojnë balkonin që nga 15 maji, atëherë i mbjellni në gjysmën e muajit mars). Gjatë dimërit, bimët mund t’i mbani në banesë apo në vend të ftohtë, (por të ndritshëm). Në fund të dimrit iu shkurtoni degët për gjysmë dhe filloni me ujitje të begatshsme. Duhani fillon të lulëzoi përafërsisht për një muaj pas kalimit të dimërit. Këtë lloj të duhanit mundeni lehtë ta formësoni në dru të cilin mund ta mbani në banesë. Nuk mund të shumëzohet me copëza të copëtuara, sepse me vështirësi i lëshon rrënjët (çka nuk është pëngesë e madhe, nga se shumë shpejt shumëzohet me farëra.).

Sa u përket materieve ushqyese – duhani nuk është i kërkuar. Për fitimin e gjetheve të begatshme, duhanin mund ta plehëroni me plehëra standarde për lule balkoni me përmbajtje më të madhe të fosforit.

««« Teksti paraprak: Kultivojmë avokado Teksti vijues: Kultivojmë pepinon – kastravecin për sallatë »»»

e mërkure 27.7.2011 22:52 | shtypeni | Bimët egzotike

KPR paraqet

KPR - Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë
Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë është shoqatë vullnetare e kopshtarëve nga e tërë bota. Lexo më shumë...
Shpërndani eksperiencën e juaj që e keni për kultivimin e bimëve. Shkruani tekstin në këtë webfaqe!

Kategoritë: Svi Barishtorja Bimët egzotike Bimët ujore dhe moçalike Dëmtuesit Instruksionet për kultivimin e bimëve Këpurdhat Palmat