Botanix - gazetë mbi bimët dhe kopshtarinë

Botimi në shqip

Kultivojmë avokado

Avokado (nga botanika – dardha amerikane- Persea americana) është pemë tropikale e gjatë 6–20 m. Në natyrë rritet në vendet prej Meksikës gjer në Brazil. Sot kultivohet në tërë brezin tropik dhe suptropik.

Gjethet i ka të formës së elipsës, në fund janë me maje, koretrashë, shkëlqejnë, ngjyrë të gjëlbërt apo të mbyllur të gjëlbërt, në pjesën e poshtme janë të ndritshëm. Në pamje i përngjajnë gjethës se portokallit.

Avokado lulëzon në lule të mëdha të cilat permbajnë 100–300 lule, por gjer të çelja vijnë vetëm rreth 0,1% të rasteve. Shkaktari kryesor i kësaj shtrihet në faktin se gjatë ditës se parë të lulëzimit, ështe i pjekur vetëm nektari, e fletëzat janë me pak të zhvilluara. Lulja pas një dite mbyllet. Ditën tjetër, kur lulja përsëri të hapet, fletëzat veç janë pjekur, por nektari është vyshkur. Përveq kësaj, lulet me fletëzat e pjekura, në krahasim me lulet me nektar të pjekur, hapen në kohë të ndryshme të ditës.

Fruti është sikurse veja ose formë dardhe. Sorte sipas frutave i ndajmë në tri grupe gjeografike:

  1. Grupi Antil (tropik), rrjedh prej vendeve të ulëta tropike (gjer 800 m lartësi mbidetare). Këtu bëjnë pjesë, si psh. Sorta Waldin, Simlonda dhe Black Prince. Janë të ndjeshme në acar. Frutat i kanë 0,4–1,5 kg të rëndë.
  2. Grupi i Gvatemales (suptropik), rrjedh nga viset suptropike te regjioneve të bjeshkës (800 – 2800 të lertësisë mbidetare). Përfaqësuesit tipik te këtij grtupi janë sortet Bemik dhe Hass. Në kohë të shkurtë i qëndrojnë temperaturës në 0 °C. Frutat i kanë të rënda 0, 5–1, 5 kg.
  1. Grupi i Meksikës (suptropik) rrjedh nga regjionet suptropike të Meksikës. Këtu numërojmë sorte të cilat janë shumë rezistente në temperatura të ulëta (pa patur dëmtime gjatë lindjës, një kohë të shkurt i qëndrojnë temperaturës prej rreth 4 gradë celzius). Sortet nga ky grup janë më shpesh të mbjellura. Këtu numërojmë, si psh: Gottfried e Pernod. Frutat janë të vogëla (gjer 250 g).

Sot ekzistojnë edhe sorte që kanë prejardhje prej kryqëzimit të dy grupeve (më së shpeshti atyre Gvatemale dhe Meksikane). Për né janë me rëndësi vetëm sortet e grupit meksikan. Për shkak të lulëzimit te ndërlikuar, nuk formohen fruta, por kemi të bëjmë me llojin për mbajtje ne enterier, para se gjithash per shkak të gjetheve të tyre atraktive. Prej farërave lulëzojnë ato të 6–8 vjetëve. Avokado kërkon dritë difuze. Mund ta kultivoni në banesë, zyre, ose në kopësht prej xhami. Gjatë verës mund ta bartni në ballkon ose në kopësht.

Sa i përket dheut, avokado nuk është kërkues. I mjafton toka e lehtë, e thartë e cila thjeshtë shfrytëzohet në kopshtari. Gjatë gjithë vitit kërkon dheun e lagësht, por jo shumë të ujitur. Në se i mungon lagështia, mund t’i biejnë gjethet. I përshtatet nganjëherë të stërpikët me ujë.

Avokado më së thjeshti shumëzohet prej farërave. Me prerje te copave, mund të shumëzohen vetëm disa prej sorteve.

Farërat duhet lagur me ujë gjer ne gjysmë, me skajin e vrazhdë poshtë. I zhytni para se të fillojnë të mbijnë. (Ju rekomandojmë qe mos t’i leni të zhytura më gjatë se 3 muaj, në mënyrë që të mos kalben. Nëse gjer në 3 muaj nuk fillojnë të mbijnë, ato i mbillni. Kryesisht shpejt pas mbjelljës fillojnë të mbijnë dhe të rritën).

Farën e mbillni gjer ¾ me skajin e vradhë poshtë. Si e mirëfillët është treguar mbjellja nga një enë të cilën e mbulojmë me tablo prej qelqi. Në këtë mënyrë në enë mbahet mesi i lagësht, e cila e shpejton mbimjen. Zgjidheni dheun e lehtë, i cili lehtë e lëshon ajrin, në mënyrë që uji i tepërt të mund menjëherë të rrjedhi. Tablon prej qelqi e heqim qdo ditë në 30 minuta, qe mos te vijë gjer të kalbja e farës.

Fara më se shpeshti mbinë në qoftë se terë ditën është në vend të nxehtë. Temperatura ideale është mbi 25 °C. Pas daljes se gjetheve të para, avokados i mjafton temperatura e dhomës.

Temperaturën e lartë mundeni shumë lehtë ta mbani në qoftë se saksinë e vendosni mbi radiatorin e nxehtë. Për ketë ështe më se miri të mbillni farën e freskët – gjatë dimrit, gjatë sezonës së nxehtë.

Avokado rritet në kushtet tona shumë shpejt. Trupi kroshnor i lartësisë 1 m do të rritet për afërsisht 2 vite.

Frutat e avokados me shumë vështirësi do t’i kultivoni në kushtet tona, por sot nuk është problem blerja në shitore. Fatkeqësisht, sigurisht nuk do keni sukses të kultivoni bimën prej farërave të frutave të blera në shitore (rrallëherë kanë aftësinë e mbimjës, nga se frutat janë të mbledhur si të papjekur).

Avokado është bima më ushqyese në botë. Vlera e saj energjetike ka 840 kJ në 100 g të pjesë se mishit (për krahasim: bananet kanë 355 kJ, mango ka 215 kJ, papaja ka 180 kJ, domatja ka 90 kJ, kastraveci ka vetëm 0,64). Përmbanë 5–32 % yndyrë, e cila lehtë fërkohet në lëkurë dhe paraqet komponetën kryesore në kozmetikë. Në raport me përbërjen kimike, avokado nuk është pemë në kuptimin e plotë të fjalës, pa marrë parasysh se e numërojmë në pemë.

Më se shpeshti konsumohet në gjendje natyrale, ashtu si është. Prehet, sterpikët me limon, kryposet ose i qesim mëlmesa dhe hahet me lugë. Në numrin vijues do të gjeni disa receta të thjeshta për ushqimet nga avokado.

««« Teksti paraprak: Si të luftohet kundër mizave të grurit (xhixhave)? Teksti vijues: Duhani Nicotiana glauca – bima e ballkonit me perspektivë »»»

e mërkure 27.7.2011 14:46 | shtypeni | Bimët egzotike

KPR paraqet

KPR - Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë
Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë është shoqatë vullnetare e kopshtarëve nga e tërë bota. Lexo më shumë...
Shpërndani eksperiencën e juaj që e keni për kultivimin e bimëve. Shkruani tekstin në këtë webfaqe!

Kategoritë: Svi Barishtorja Bimët egzotike Bimët ujore dhe moçalike Dëmtuesit Instruksionet për kultivimin e bimëve Këpurdhat Palmat