Botanix - gazetë mbi bimët dhe kopshtarinë

Botimi në shqip

Si të luftohet kundër mizave të grurit (xhixhave)?

Paramendojmë se mizat e grurit nuk duhet askujt veçmas t’ia prezantojmë. Në pyetje janë buba të imëta (3 – 4 mm) me të cilat në kuzhinë, në farën e mahunarës , është takuar secili prej nesh. Këta dëmtues zhvillohen në farërat e të gjitha llojeve të mahunarës. Në përgjithësi secili lloj i mahunarës ka mizën e vet ”pronësore”: grashaku- grashkov, lëngjet-xhixhat e lëngjeve, bobi – xhixha e bobit….

Fara e sulmuar është në vendet ku korridorët e ngrëna janë të thelluara, e kur të rrafshohen, bubat e rritura në farëra, gjendën vrima. Disa lloje (psh. miza e fasulës) më së shumti bën dëm gjatë deponimit (mu atëherë ka kushte ideale për jetësë), pa marrë parasysh së gjer të sulmimi vjen më lehtë në kopsht.

Lufta kundër mizave të grurit, për fat të mirë, është shumë e thjeshtë dhe efikase (efikasiteti është 100%!)

fotografia

Miza e grurit në farat e Erythrina lysistemon

Menjëherë pas mbledhjes se mahunës me farën e pjekur, e qeroni. Vërtetoni se a mos ka në farë kokrra të dëmtuara, të cilat menjeherë i gjuani (mënyra më efikase është që ato t’i djegni).

Farën e qitni në qese (plasmase ose shtofi) të cilën gjatë 48 orëve e futni në ngrirës. Me ndihmën e këtij procesi do t’i shkatërroni të gjitha fazat e rritjes se mizave. Kur fara të nxjerret nga ngrimësi, shpërndajeni në letër dhe lëreni në temperaturën e dhomës 2 – 3 ditë që të thahet mirë. Deri në përdorim farën e mbani në qese.

Farën e deponuar në këtë mënyrë mund ta sulmoj vetëm miza e cila është në farën e blerë në shitore.

Mu për këtë, edhe më mirë është që farën e mahunarës ta mbani në tegllën e mbyllur mirë me kapak. Fara duhet të jenë krejtësisht e e tharë, përndryshe do të kalbet. Kështu do të jeni të sigurt se farën do ta sulmoj ndonjë mizë e re.

Kunder xhixhave mund të luftohet edhe duke zgjedhur llojin gjegjës të sortës. Ekzistojnë sorte të cilat miza e grurit nuk i konsideron të shijshme.

««« Teksti paraprak: Velviçia (Welwitschia mirabilis) – kultivoni fosilin e gjallë Teksti vijues: Kultivojmë avokado »»»

e marte 26.7.2011 15:53 | shtypeni | Dëmtuesit

KPR paraqet

KPR - Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë
Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë është shoqatë vullnetare e kopshtarëve nga e tërë bota. Lexo më shumë...
Shpërndani eksperiencën e juaj që e keni për kultivimin e bimëve. Shkruani tekstin në këtë webfaqe!

Kategoritë: Svi Barishtorja Bimët egzotike Bimët ujore dhe moçalike Dëmtuesit Instruksionet për kultivimin e bimëve Këpurdhat Palmat