Botanix - gazetë mbi bimët dhe kopshtarinë

Botimi në shqip

Velviçia (Welwitschia mirabilis) – kultivoni fosilin e gjallë

fotografia

Welwitschia mirabilis

Velviçia (Welwitschia mirabilis) është bimë e vjetër, e cila sot rritet në një vend të vogël në shkretëtirë përgjatë bregut të Oqeanit Atlantik në Namibi dhe Angolën Jugore. Edhepse në shikim të parë nuk duket ashtu – në pyetje është dru. Bimën e tërë e paraqet rrenjë-trupi dhe 2 gjethe të shpërndara, të cilat duken si dy shirita të mbështjellur, të gjatë 2 – 4 metra, kështu që velviçia përngjanë në grumbull mbeturinave. Bëhet fjalë për gjethet e mbime, të cilat pandërprerë rriten, kurse në skajet ngordhin dhe bijnë.

fotografia

Welwitschia mirabilis

Velviçia gjatë tërë jetës së vet (dhe në kohën e pjellshmërisë) është në stadiumin e mbimjës së bimës – që në botën e bimëve është e pazakonshme. Velviçia është bimë dyshtëpizore, kështu që për formimin e farës, janë të nëvojshme 2 bimë – femërore dhe mashkullore. ”Cvastet” janë në fomën e nënqethses (ngjashëm sikurse të çetinat ose çikaset) dhe gjenden në sqetullat e gjetheve. Farërat Femërore pasi të janë pjekur, ato biejnë dhe lirojnë sasi të madhe të farërave që lehtë i bartë era. Bëjnë pjesë në llojin e bimës shumë të vjetër filogjenetike – gnetofite (Gnetophyta) të cilat janë të përafërta të gjinisë se çetinave. Ndër gnetofite bëjnë pjesë 3 lloje në dukje të gjinive të ndryshme: lijane (Gnetum) – lijane me gjethe të mëdha të thjeshta, metlina (Ephedra) – gërmela dhe vet velviçia.

Velviçia e ka marrë emrin sipas shkenctarit të botanikës Fridrih Velviçi, i cili e ka zbuluar në vitin 1860. Velviçia gjendet në Stemën e Namibisë.

fotografia

Farërat e Welwitschia mirabilis

Velviçia është adaptuar mrekullueshëm në kushtet ekstreme të shkretëtirës. Aspak nuk është e varur nga të reshurat, i mjaftojnë mjegullat që vijnë nga oqeani. Këtë duhet ta keni parasysh edhe me rastin e kultivimit të së njejtës. Shaktari kryesor i mossuksesit me rastin e kultivimit janë ujitja e tepruar, zhytja dhe kalbja e bimëve. Për këtë farën duhet mbjellur në supstratin zallorë (në madhësinë e kokrrës 2–5 mm). Velviçien duhet ujitur, më mirë të themi ta lagni shumë me kujdes. Pas ujitjës, fara mbinë gjer në një javë. Bimën mund ta kultivoni në parapetin e dritares së orijentuar nga jugu. Me rastin e kultivimit duhet të jeni të durueshëm – bima rritet shumë ngadalë, në pyetje është dinosaurusi vërtetë i gjallë. Në qoftë së i siguroni dritë të mjaftueshme dhe thatësi – sigurisht që do jetojë më gjatë se ju!

««« Teksti paraprak: Druri i bukës Artocarpus odoratissimus Teksti vijues: Si të luftohet kundër mizave të grurit (xhixhave)? »»»

e hënë 25.7.2011 15:12 | shtypeni | Bimët egzotike

KPR paraqet

KPR - Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë
Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë është shoqatë vullnetare e kopshtarëve nga e tërë bota. Lexo më shumë...
Shpërndani eksperiencën e juaj që e keni për kultivimin e bimëve. Shkruani tekstin në këtë webfaqe!

Kategoritë: Svi Barishtorja Bimët egzotike Bimët ujore dhe moçalike Dëmtuesit Instruksionet për kultivimin e bimëve Këpurdhat Palmat