Botanix - gazetë mbi bimët dhe kopshtarinë

Botimi në shqip

Druri i bukës Artocarpus odoratissimus

Në gjininë e drurit të bukës (Artocarpus) numërojmë rreth 60 lloje të drunjëve të gjelbër tropik nga familja e dudave (Moraceae), që kanë prejardhje nga Azia juglindore dhe nga ujëdhesat në Oqeanin e Qetë. Druri i bukës është i ngjashëm me fikusat (Ficus). Shumë i njohur dhe shumë i shpeshtë është kultivimi i drurit të thjeshtë të bukës (Artocarpus altilis). Në këtë gjini bëjnë pjesë dhe disa lloje perspektive të drurit të bukës, sikurse janë Artocarpus communis, Artocarpus integer, Artocarpus heterophyllus dhe Artocarpus odoratissimus.

Në këtë artikull do të paraqesim llojin më pak të njohur të drurit të bukës Artocarpus odoratissimus, i cili rrjedh nga ujëdhesat Borneo (Indonezi), por për nevoja lokale kultivohet dhe ne vendet përreth (Malajzi, Tajlandë, Filipine). Në vendin e prejardhjes së tij, është i njohur si Atau, Keiran, Loloi, Madang, Marang, Pi-ien, Pingan, Tarap, Terap, Khanun sampalor. Përjashta viseve te theksuara, praktikisht është e panjohur. Në natyrë rritet në tokat jopjellore, në pyjet sekondare, në zonat ndërmjet bregut të detit gjer në lartësinë mbidetare prej 1000 m.

Rritet gjër në lartësi prej 25 m, gjethet i ka 16–50 cm të gjata dhe 11–28 cm të gjëra. Bima është njëfrytdhënëse – për krijimin e frutave majfton një bimë. Frutat ne sipërfaqe janë të gjëlbër, kanë formë të vesë, 16 cm janë të gjatë dhe 13 cm të gjerë. Kanë peshë prej rreth 1 kg. Frutat konsumohen të natyrshëm ose termikisht të përpunuar, ndërsa farën para ngërnjës gjithsesi duhet përpunuar termikisht. Druri i bukës është pjesë e veqantë përberëse e mënysë se ushqimit të popullatës së Azisë juglindore. Pjesa e yndyrshme e frutave është me ngjyrë të bardhë, shumë e ëmbël, e lëngshme, aromatike, ka shije te butë të ngjashme me durijan-in (Durio, pemët më erë me të kundërmuar në botë), por për dallim nga ta, ky nuk kundërmon erë të keqe.

Druri i bukës Artocarpus odoratissimus shumëzohet me anë të farërave. Fara e freskët ka shkallë shumë të lartë të bimëshmerisë, kështu që mbinë brenda një jave. Sipas hulumtimeve të mbimjes, të cilat i kemi kryer në Borneo, pas deponimit, fara e humbë fuqinë e mbimjes. Mu për këtë farën duhet mbjellur menjëherë, më së miri në tokë depërtuese. Shumëzimi vegjetativ (me shortim, kokërrim) është më pak i suksesshëm. Sëmundjet dhe dëmtuesit e sulmojnë shumë rrallë.

Duke pasë parasysh prejardhjen e saj tropike, lloji nuk është i qëndrueshëm në acar. Temperatura minimale nuk guxon të bie nën 7°C. Prandaj, te ne mund të kultivohet në banesa ose kopshtet prej qelqi.


««« Teksti paraprak: Kiwano – Cucumis metuliferus Teksti vijues: Velviçia (Welwitschia mirabilis) – kultivoni fosilin e gjallë »»»

e premte 16.10.2009 22:42 | shtypeni | Bimët egzotike

KPR paraqet

KPR - Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë
Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë është shoqatë vullnetare e kopshtarëve nga e tërë bota. Lexo më shumë...
Shpërndani eksperiencën e juaj që e keni për kultivimin e bimëve. Shkruani tekstin në këtë webfaqe!

Kategoritë: Svi Barishtorja Bimët egzotike Bimët ujore dhe moçalike Dëmtuesit Instruksionet për kultivimin e bimëve Këpurdhat Palmat