Botanix - gazetë mbi bimët dhe kopshtarinë

Botimi në shqip

NOVODOF FC kundër mizës së patates

Mizën e patatës (Leptinotarsa decemlineata) sigurisht se nuk duhet vemas ta prezantoj. Të gjithë e njohin si dëmtuese e cila sulmon pataten dhe e cila pa përdorimin e „kimisë“, praktikisht nuk mund të shkatërrohet. Mirëpo, pak kush e di se sot ekzistojnë preparate biologjike, duke ju falenderuar të cilëve, më nuk duhet t’i frikësohemi mizës së patates.

Nga rrjedh?

Miza e patatës në Europë është sjellë nga Amerika Veriore. Atje së pari ka jetuar në një territor të vogël në regjionin Kordiljera, ku dhe është ushqyer me gjethe të ndihmësve të egër të shpërndarë. Kur filluan të kultivohen patate nga familja e ndihmësve (nga botanika Slanum tuberosum) nëpër tërë Amerikën, miza e patatës kaloi nga ato ndihmës të egër në patate. Duke iu falenderuar patates tash për tash është përhapur thuajse në tërë botën.

NOVODOR FC – kali i trojës i mileniumit të tretë?

Novodor FC përmbanë 2% proteina të bakteries Bacillus thuringiensis ssp. Tenebroinis. Kjo bakterie i shkatërron ekskluzivisht bubat nga familja e mizave (Chrysomelidae). Në kuptimin e kopshtarisë janë në pyetje bubat kryesisht nga familja Galerucinae (shkatërrojnë drunjët dekorues – shelga, hiri, verri) dhe mizat e patatës.

Preparati shkakton sëmundje të ky lloj i mizave. Pas konsumimit të gjetheve të stërpikura, ato nuk hajnë më dhe pas 2 – 5 ditëve ngordhin. Për mizat e llojeve tjera, ky preparat nuk është i rrezikshëm, nuk ka ndikim dëmtues as në bimët as në tokën. Pra, i shkatërron vetëm bubat e atij lloji, ndersa për insekte të mëdha është i padëmshëm; mu për këtë shfrytëzohet vetëm për bubat më të reja.

Për të vepruar mirë preparati, bubat duhet të hajnë intenzivisht, ndërsa gjethet duhet të jenë të stërpikura fort mirë me preparat edhe nga ana e siperme edhe nga ana e poshtme. Për atë stërpikja bëhet në kohën kur nuk ka erë dhe kur temperatura sillet mbi 15°C. Nëse deri në 12 orë pas stërpikjes bie shi, duhet përsëritur spërkatjen.

Preparati shitet në paketim me pakicë, në shishet PE të masës 100 ml dhe kushton rreth 3 €.

Gjinia tjetër e kësaj bakterie i shkatërron larvat e mizës së lakrës (Pieris brassicae) dhe smotavacëve (Cydia pomonella) (preparati Biobit FC) dhe mushkonjat (tek ne nuk shitet).

Dhe informacioni më i mirë për në fund: fruti pas spërkatjes mund të konsumohet menjëherë.

««« Teksti paraprak: Si të rrisim këpurdhat perlë (Pleurotus ostreatus) Teksti vijues: Udhëzimi për kultivimin e bimëve nga farërat »»»

e hënë 3.10.2011 21:22 | shtypeni | Dëmtuesit

KPR paraqet

KPR - Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë
Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë është shoqatë vullnetare e kopshtarëve nga e tërë bota. Lexo më shumë...
Shpërndani eksperiencën e juaj që e keni për kultivimin e bimëve. Shkruani tekstin në këtë webfaqe!

Kategoritë: Svi Barishtorja Bimët egzotike Bimët ujore dhe moçalike Dëmtuesit Instruksionet për kultivimin e bimëve Këpurdhat Palmat