Botanix - gazetë mbi bimët dhe kopshtarinë

Botimi në shqip

Mbjellja e bimëve të lakueshme dhe rasadit

Bimët e blera (rasadët) të cilat i keni pranuar përmes postës, i nxjerrni nga pakoja dhe i leni nja 2–3 ditë nën hije. Mundësia e dytë është që menjëherë t’i mbjellni dhe përdisa ditë t’ua krijoni hijen (psh. me ndihmën e letrës së zyrës, dërrasave) në mënyrë që mos t’i eksponohen diellit drejtpërdrejt. Në këtë rast ekziston mundësia që dielli t’i dëmtojë.

Mbjellja e rasadit

Hapeni gropën e cila do t’i përgjigjej madhësisë se bimës së mbjellur. Bimën e nxjerrni nga saksia (gjegjësisht nga qesja e palstikës, në rast se paketimi ka qenë i lirëshem), rrënjët i ktheni teposhtë, dhe njejtë e shpërdani në të gjitha anët dhe bimën e leni në zgafellë. Në zgafellë qitni pak ujë, e kur dheu ta pij ujin, bimën e mbuloni me dhé. Mënyra – procesi i njejtë është edhe për bimët tjera. Kur të mbaroni me mbjelljën, bimët e mbjellura i ujitni. Ditët e para pas mbjelljes, bimët sipas nevojës i ujitni, por në diellin që përvlon dhe në nxehtësirat e mëdha iu mbaroni hije. Bima pas 1–3 javëve do të lëshojë rrënjët, e pastaj kërkon kujdesin sikur edhe bimët tjera.

Mbjellja e bimëve lakuese dhe gomolit

Së pari groponi vendin ku do të mbjellni bimët lakuese dhe gomolet (në tekstin vijues do të shfrytëzojmë emërtimin e përbashkët ”bimët lakuese”). Mu para mbjelljës bimët i nxjerrni nga qeset prej letrës. E groponi zgafellën mjaft të thellë (shif tabelën) dhe në te e qitni lakoren me majen vegjetative të kthyer përpjetë. Të disa lloje, bimet e mjellura mbrapsht, do të ngordhin. Lakoren e mbuloni me dhé, ndersa siperfaqen e dheut e rrafshoni. Në qoftë se pas mbjelljes merr kohë e nxehtë, dheun e ujitni mirë. Në se psh. e keni mbjellë lalën në gjysmën e verës (sepse, po themi, s’keni ku ta vendosni, ose keni shkuar në pushim të gjatë vjetor), në këtë rast nuk duhet t’ i ujitni. Ato do pushojnë dhe do të fillojnë të rritën pas shirave të parë vjeshtorë.

Bimët me pak lakuese dhe bimet lakuese të kultivuara në kushte të vështira mbillen në thellësi të vogël. Si thellësi për mbjellje e konsiderojmë largësinë prej majes se lakorës gjer te sipërfaqja e dheut! Lakoret i nxjerrin prej dheut në momentin kur u vdesin pjesët sipërfaqësore (vlen për të gjitha bimët lakore, përveq gladiolit) – çka gjatë fillimit të thatë dhe të nxehtë të verës, mund te jetë edhe i parakohshëm, në muajin maj. Të shumë lloje te këtyre bimëve, pas nxjerrjës, mund t’i deponojmë gjer në vjeshtë në vend të thatë (kryesisht qepa, shafrani, lalet). Llojet tjera, siç janë psh. lilani, qumështi i zogut, me deponim në kohë të thatë do të ngordhin. Këto lloje, që nuk e duan thatësinë, duhet te mbjellen prej dheut në dhé pa deponim afatgjatë (një javë ditë në vend të thatë do të qendrojnë pa problem, por nuk do i kisha lënë më gjatë në vend të thatë).

Lloji Periudha e mbjelljës Thellësia e mbjelljës cm
Hudhra e vogël me lakoren gjer 2 cm – kao npr. Allium carinatum, flavum, molly, oleraceum, scorodoprasum 7.–10. 5–8
Hudhra e madhe me lakoren gjer 10 cm – kao npr. Allium giganteum, karataviense, nigrum 7.–10. 10–15
Colchicum – 8. 15
Crocus – sortet të cilat lulëzojnë në pranverë (Crocus chrysanthus, Crocus vernus) 10. 9
Crocus – sortet të cilat lulëzojnë në vjeshtë (Crocus sativus) (7.–)8. 9
Gladiolus – gladiola (sorte të kopshtit) 4.–5. 10 (manje 5)
Gladiolus – gladiola (sortet botanike egzotike) 9. 5–8
Lilium candidum – zambaku i bardhë 8. 3
Lilium – zambaku, llojet tjera 9.(–10.) 5–15 varësisht prej sortes
Muscari 7.-10. 8–10
Narcissus – narcis 8. 10
Ornithogallum umbelatum – tiroidet e qumështit të zogjëve 7.-10. 10
Polygonatum 8.-10., 2.-3. 10
Lale sitnog rasta sa sitnim lukovicama kao što su npr.: Tulipa chrysantha, tarda, saxatilis,, urumiensis 10. 10
Tulipanët e mëdhenj –Tulipani Greg, Tulipani Foster), Tulipani Kaufman dhe hibridët e kopështit 10. 12–14

Shumëzimi i zambakut me petëza lakore

fotografia

Shëmbulli i shumëzimit të zambakut me petëza lakore

Mënyra më e thjeshtë e shumëzimit te zambakut është shumëzimi me ndihmën e fletëzave lakore.

Fletëzat i mbjellni në thellësi 1–2 cm (= trashësia e shtresës së dheut përmbi fletëza) dhe i vendosni në mes ku temperatura ditore sillet rreth 25–30 gradë celzius (natën mund te zbres edhe më ulët, primare është temperatura e lartë ditore ) (psh. sera prej xhami , pemishtja, dritarja në banesë). Supstratin e mbani të thatë. Nën këto kushte, në pjesën e poshtme të fletëzave do të formohen lakore të reja. Në një lakore amë – fletëze, gjatë 1–3 muajve do të formohen 2–3 lakore të madhësisë rreth 1 cm. Në qoftë së fletëzat kanë qenë të shkëputura, dhe të mbjellura në fund të korrikut, mundeni gjatë gjysmë se parë të muajit shtator, t’i nxjerrni dhe t’i mbjellni në lehë në thellësi 2 cm. E mbjellni ato nga një fletëz me një lakore në largësi rreth 4 cm nga vetja e juaj. Në serë, pas 4–6 vjetësh nga kultivimi do te fitoni bimë lakore të klasit të parë, të cilat do të jenë në gjendje të lulëzojnë.

Mbjellja e farërave të bimëve lakore

Disa lloje te bimëve lakore mundën shumë shpejt dhe në mënyrë efikase të shumëzohen prej farërave. Farën e mbjellni gjatë marsit – prillit direkt në dhé, ose në saksijat e përgatitura në thellësi prej rret 0,5–1 cm. Gjatë vitit të parë ato mos i mbjellni, por i lëni në vendin e mëparshëm. Disa mund te ju lulëzojnë gjatë sezonit të ardhshëm. Shumica e llojeve lulëzojnë prej 2–5 vjet psa mbjelljës. Sortet e imëta lullëzojnë kryesisht para atyre të mëdhave.

««« Teksti paraprak: Kultivimi i mollës në formën perit të drejtë Teksti vijues: Si të rrisim këpurdhat perlë (Pleurotus ostreatus) »»»

e enjte 29.9.2011 11:01 | shtypeni | Instruksionet për kultivimin e bimëve

KPR paraqet

KPR - Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë
Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë është shoqatë vullnetare e kopshtarëve nga e tërë bota. Lexo më shumë...
Shpërndani eksperiencën e juaj që e keni për kultivimin e bimëve. Shkruani tekstin në këtë webfaqe!

Kategoritë: Svi Barishtorja Bimët egzotike Bimët ujore dhe moçalike Dëmtuesit Instruksionet për kultivimin e bimëve Këpurdhat Palmat