Botanix - gazetë mbi bimët dhe kopshtarinë

Botimi në shqip

Palma me gjemba Rhapidophyllum hystrix

Rhapidophyllum hystrix është lloj i palmës e cila prej të gjitha palmeve është më rezistentja në acar, e poashtu është lloji i vetëm i gjinisë monotipike Rhapidophyllum. Në natyrë rritet në moçale, në juglindje te SHBA-ve. Duke iu falenderuar rezistencës në ftohtësi dhe acar gjer në –20 °C, mund të kultivohet përjashta edhe ne kushtet tona. Në veçoritë e saj të mira mund të numërojmë dhe rritjen e ulët dhe të dendur (maksimum 1–3 m) dhe trup aktraktiv me gjemba.

Kjo palmë tash per tash nuk ka emërtim në gj. shqipe, prandaj shfrytëzojmë përkthimin latin – Rhapidophyllum = „gjethet gjilperë“, hystrix = „dikfytyrë“.

Kultivimi i palmës në kushtet tona nuk është aspak i vështirë. Farën e mbillni sipas udhëzimit për kultivim. Prandaj, keni në mend që palma nuk kërkon temperaturë të lartë, ashtu siç kërkojnë llojet tropike. Asaj i mjafton temperatura prej rreth 20°C. Rekomandohet që gjatë tri viteve të para, palmen ta mbani përjashta vetëm gjatë verës; gjatë dimrit e vendosni në vend ku nuk ekziston rreziku nga acari. Pas tri viteve, palma është mjaft e rritur të mbijetoi dimrat tanë dhe mund t’a mbillni në vend të përhershëm. Sikurse palmat tjera qe janë rezistente në acar, edhe kjo kërkon lëshimin e mirë të supstratit, por më së miri i përgjigjen të reshurat e orijentuara jugore. Gjatë dimrit, armiku më i madh i palmës nuk është të ftohtit, por dheu shumë i lagësht, i cili shkakton kalbjen e rrënjëve.Palma, në të vërtetë i qëndron temperaturës prej –15 deri ne –20 °C. Theksohet se temperaturën më të ulët që e ka përballuar kjo palmë, ka qenë prej –28 °C

Shitja e palmave rezistente ndaj ngricave

««« Teksti paraprak: Udhëzim për mbjelljen e farërave të bimëve mishngrënëse Teksti vijues: Kultivimi i mollës në formën perit të drejtë »»»

e marte 27.9.2011 16:50 | shtypeni | Palmat

KPR paraqet

KPR - Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë
Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë është shoqatë vullnetare e kopshtarëve nga e tërë bota. Lexo më shumë...
Shpërndani eksperiencën e juaj që e keni për kultivimin e bimëve. Shkruani tekstin në këtë webfaqe!

Kategoritë: Svi Barishtorja Bimët egzotike Bimët ujore dhe moçalike Dëmtuesit Instruksionet për kultivimin e bimëve Këpurdhat Palmat