Botanix - gazetë mbi bimët dhe kopshtarinë

Botimi në shqip

Pisha Pinus kesiya

Pisha Pinus kesiya është lloji i drurëve aziatik që rriten shpejt, të cilët jashtë vendit të prejardhjes kultivohen shumë rrallë. Rritet gjer në lartësinë prej 30–35 m, ndërsa perimetri i trupit arrinë në 1 m. Bëhët fjalë për pishën tregjilpërore (nga njëri vend rriten 3 gjilpëra të gjatësisë 15–20 cm). Shisharet janë të madhësisë 5–9 cm, ndërsa fara është 1,5–2,5 cm e gjatë.

Rritet në regjionet prej Himalajeve lindore në Indinë verilindore (momentalisht përshkak të pyllëzimit, vetëm në bjeshkët Khasi dhe Naga, në vendet Meghalaj dhe Manipur), përgjatë Kinës (në provincën Junan), Barme (Mjanmar), Tajlandën Veriore, Laos, Vijetnam (Lai Chau, Long Son, Cao Bang, Quang Ninh), e gjer te Filipinet (Luzon). Pisha nga Filipinet dikur quhej Pinus insularis. Në Kinë rritet lloj i ngjashëm – pisha junan (Pinus yunnanensis).

Rritet na rrafshnaltat e maleve të përziera, në ato të tharta (acidike pH 4,5) në tokat jopjellore të verdha, në lartësinë mbidetare prej 800 gjer në 2000 m, më së shpeshti ndërmjet 1200 –1400 m të lartësisë mbidetare. Klima është suptropike, monsune – ndërrohen periudhat: e thatë e lagësht. Të reshuurat janë në sasi të mëdha, lagështia e ajrit nuk bie nën 70%.

Është i qëndrueshëm në acar të dobët, por si kulturë nuk duron acar të hershëm . Mu për këtë kërkon vend të mbrojtur psh. në rrafshnaltat jugore, të cilat janë nga ana veriore të mbrojtura me ndërtesa. Në viset veriore, duhet të qendroj e rrethuar apo e mbyllur në kopshtet prej qelqi, në temperaturë rreth 0 gradë celzius.

Emërtimi në gjuhën angleze: khasi pine Sinonimi: Pinus khasya, Pinus khasyanus

««« Teksti paraprak: Palma Parajubaea torallyi Teksti vijues: Çaji kinez – kultivoni çajin vetanak! »»»

e marte 13.10.2009 16:41 | shtypeni | Bimët egzotike

KPR paraqet

KPR - Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë
Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë është shoqatë vullnetare e kopshtarëve nga e tërë bota. Lexo më shumë...
Shpërndani eksperiencën e juaj që e keni për kultivimin e bimëve. Shkruani tekstin në këtë webfaqe!

Kategoritë: Svi Barishtorja Bimët egzotike Bimët ujore dhe moçalike Dëmtuesit Instruksionet për kultivimin e bimëve Këpurdhat Palmat