Botanix - gazetë mbi bimët dhe kopshtarinë

Botimi në shqip

Si të kositët në rregull barishtorja?

Për të fituar barin sa më të shpeshtë, livadhi duhet të kositet në rregull. Asnjë pishë e asnjë dru nuk do të dukej mirë, në qoftë se përreth tyre gjëndet bari i keq.

Për shfrytëzimin e barit vlen rregulla që më parë gjatësinë e barit duhet shkurtuar për 1/3. Kjo do te thotë se barin e gjatë 6 cm e kositim dhe mbetet bari në gjatësi prej 4 cm. Lartësia optimale e barit është 2–3 cm. Nëse e kositim shumë poshtë, ekziston mundësia qe bari të thahet. Në se me çdo kusht dëshironi ta keni barin e shkurtër, mos harroni se duhet ta ujitni menjëherë pas kositjës (së paku 10–15 litra ujë në 1 metër katrorë).

Te ne shfrytëzohen dy lloje të kosave – kosat klasike dhe kosat që coptojnë barin.

Kosat që coptojnë barin, nuk e mbledhin barin, por e coptojnë në pjesë të imëta dhe e hedhin nëpër livadh. Pas kësaj kositje, bari duhet të plehërohet. Ky lloj i kosave nuk është i përshtatshëm nëse në livadh keni bazen, nga se barin e imtësuar do ta hedhni në bazen. Prandaj, për këto livadhe më mirë është të përdoret kosa klasike, me shportën për mbledhjen e barit.

Sot, poashtu ekzistojnë kosa te tipit kalimtar. Në qoftë se vendosni shporten për mbledhjen e barit, e keni kosën klasike, e në se nuk e vendosni shporten – do te keni kosën për copëtimin e barit.

Kosat mund të përdorën për kositjen e livadhit, i cili ka pjerrëtësi gjer 15 shkallë. Në qoftë se livadhi juaj gjëndët me vende kodra-kodra, duhet të shfrytëzoni kosën e dorës. Kosën e dorës është mirë ta shfrytëzoni për kositje për rreth drunjëve dhe bimëve kaherë të mbjellura në livadh apo në skajet e livadhit.

««« Teksti paraprak: Ngrtija e barishtorës se re Teksti vijues: Si të veprojmë me barin e kositur? »»»

e premte 23.9.2011 18:30 | shtypeni | Barishtorja

KPR paraqet

KPR - Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë
Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë është shoqatë vullnetare e kopshtarëve nga e tërë bota. Lexo më shumë...
Shpërndani eksperiencën e juaj që e keni për kultivimin e bimëve. Shkruani tekstin në këtë webfaqe!

Kategoritë: Svi Barishtorja Bimët egzotike Bimët ujore dhe moçalike Dëmtuesit Instruksionet për kultivimin e bimëve Këpurdhat Palmat