Botanix - gazetë mbi bimët dhe kopshtarinë

Botimi në shqip

Ngrtija e barishtorës se re

Periudha më e mirë për ngritjen e barishtores së re, ose mbimbjelljën e të vjetrës, është që nga muaji maj gjer në qërshor, por, duke marrë parasysh, se ky vit ishte jashtëzakonisht i dobët, sa u përket të reshurave, koha e përshtatshme për mbjellje do të ishte gati në muajin korrik.

Ngritja e barishtorës se re

Vendin ku mendoni ta ngrtëni barishtorën e re e groponi gjer në thellësinë prej 10 – 15 cm. Sipërfaqen e tokës e rrafshoni dhe e ngeshni me cilindër.

Pastaj keni dy mundësi:

a) mbilleni barishtoren

Së pari e matni sipërfaqen në të cilën dëshironi të mbjellni barishtorën e re. E llogaritni se sa ju nevojitet farë barishtore, llogaritni se ju nevojitet në 1 m2 gati 25 g farë + i shtoni në çdo 10 m2 25 g farë për plotësim të mbjelljes. Me rastin e blerjes, keni kujdes që fara të është e freskët, sepse fara e barit shumë shpejt e humbë aftësinë (fara e dy vjetëve ka më pak se 50% aftësi). Poashtu, me rastin e blerjes keni kujdes, se a ka qenë fara mirë e vendosur në depo (nëse fara është e lagët, mos e blej). Kështu do të largoheni nga shqetësimi eventual i panevojshëm). Çmimet në shitore sillen prej 3 Euro/kg (varësisht prej llojit).

Me rastin e blerjës se farës, zgjedheni sortën, varësisht nga ajo se si barishtorja do të shfrytëzohet (mendoni se a mos do ecni shumë nëpër barishtore, apo do ta shfrytëzoni ekskluzivisht për ushqimin e shpezëve). Kurrënjëherë mos bleni farën e paetiketuar.

Firmat serioze kanë informacione, te cilat ju ndihmojnë në zgjedhjen e farës, në grumbullin e shumtë të farërave të përziera. Në çdo shitore të mirë është dashur t’ua japin këto informacione, me kërkesën e juaj.

Farën e blerë e vendosni në depo të thatë, të ftohtë dhe të errët. Nuk ju rekomandojmë që farën ta leni për vitin e ardhshëm, sepse shpejt e humbë aftësinë e mbirjes.

Farën e mbillni „gjerësisht“, në maj (këtë vit gati në korrik). Para mbjelljes, me ndohmën e grabujave, krijoni brazët në thellësi prej 1 cm.

Pas mbjelljes, siperfaqen e rrafshoni dhe e ngjeshni (p.sh me cilindër.) dhe e ujitni mirë. Fara mbinë pas rreth 14 ditësh. Kur barishtorja arrinë gjatësinë prej 10 cm, herën e parë e kositni (e preni barin). Në qoftë se gjatë kositjës gjeni vende te zbrazëta, mund t’i rimbjellni. Në qoftë se dëshironi të keni pamje të dëndur të barishtorës, kositëni gjer në gjsymën e shtatorit në 1– 2 intervale javore. Barin e kositur mos e hudhëni! Lexojeni me kujdes artikullin në faqën e fundit të këtij numri.

b) për ngritjën e barishtores përdorni më parë tepihët barishtorë

Kjo është mënyrë më e shpejt, por që kushton më shtrenjtë. Për çdo rast, është më e përshtatshmja, nga se te shumica e firmave në të cilat mund te bleni tepihe barishtore, çmimi përmbanë edhe vendosjen e tyre. Andaj, do të zgjidhni punën tuaj lidhur me ngritjën e barishtorës se re. Për ngritjen e barishtorës shfrytëzoni tepihet barishtorë të gatshme. Çmimi i tyre, duke llogaritur edhe vendosjën, sillet rreth 90–150 korona slovake/për 1 m2 (varësisht nga lloji).

2. Mirëmbajtja e barishtorës së vjetër

Për çdo pranverë (varësisht nga koha në muajin mars – maj), barishtoren me grabujë e pastroni nga gjethet dhe bari i thatë, e nëse e kërkon nevoja, edhe e rimbjellni. Barishtorën, gjatë dimrit acari ‘e tërhjekë’, prandaj është e nevojshme që në pranverë të rrafshohet. Në barishtorën e rregulluar, vepron edhe aeracioni i tokës. Për aeracion mund të përgatitni një vegël të thjeshtë. Përgatitni një dërrasë 2–3 cm të trashë me dimension 30×30 cm. Në te ngulni rreth 10 gozhda 10 cm të gjata, qe të dalin në anën tjetër. Largësia e gozhdave të jetë 2–3 cm. Dërrasën me gozhda e përforconi për mbajtëse të drurit (gjatësia e saj varët nga lartësia e juaj, duhet te jetë aq e gjatë në mënyre qe me veglën të punoi mirë).

Pas kositjës i ngulni gozhdat në tokë, kështu që ato mbahen nga dërrasa. I nxjerrni nga toka dhe procesin e përsëritni nëpër tërë gjatësinë e barishtorës. Eventualisht mund të shfrytëzoni edhe telfurqit.

Nëse dëshironi të ujitëni barishtorën, e ujitni pas aeracionit. Uji do te depërtoi atje ku nevojitet – gjer të rrënjët.

««« Teksti paraprak: Kultivoni fierin ujor katërgjethësh për fat – katërgjethëshi i gjinisë se ndryshme (Marsilea quadrifolia) Teksti vijues: Si të kositët në rregull barishtorja? »»»

e enjte 22.9.2011 20:17 | shtypeni | Barishtorja

KPR paraqet

KPR - Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë
Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë është shoqatë vullnetare e kopshtarëve nga e tërë bota. Lexo më shumë...
Shpërndani eksperiencën e juaj që e keni për kultivimin e bimëve. Shkruani tekstin në këtë webfaqe!

Kategoritë: Svi Barishtorja Bimët egzotike Bimët ujore dhe moçalike Dëmtuesit Instruksionet për kultivimin e bimëve Këpurdhat Palmat