Botanix - gazetë mbi bimët dhe kopshtarinë

Botimi në shqip

Kultivoni fierin ujor katërgjethësh për fat – katërgjethëshi i gjinisë se ndryshme (Marsilea quadrifolia)

fotografia

Marsilia

Katërgjethëshi i gjinisë së ndryshme (Marsilea quadrifolia) është fier ujorë me gjethe të cilat duken si katërgjethësh. Ju duket se emërtimi fieri ujorë dhe katërgjethësh nuk kanë asgjë të përbashkët? Përkundrazi, që të dyja fjalët, shkëlqyeshëm karakterizojnë bimën jo të rendomtë, shumë dekorative dhe në kopshtari bimë jo e njohur.

Gjinindryshmja ka rixhom të gjatë, i cili përngjanë në përtel. Nga trupi rriten gjethe të cilat notojnë gjer te sipërfaqa e ujit, e të cilët janë të ndara në 4 gjethe të drejta, dhe në shikim të parë të përkujtojnë në katërgjethëshin e jonxhës. Në vjeshtë, me rastin e nxjerrjes së rixhomit nga uji, mund të shihni „lidhëze“ të vogla, te madhësisë së kokrrës së fasules, në të cilat janë të fshehura vrimcat – natyrisht, sipas kësaj konkludojmë se në pyetje është fieri. Rritet në ujërat natyrore dhe ujërat artifciale të qeta të cilat janë të pasura me materie ushqyese, dhe atë në të gjitha kontinentet, përveç në Amerikën Jugore. Ka qenë e sjellur në Amerikën Veriore ku konsiderohet si lloji invazues. Në Poloni, në vendbanimet natyrore ka ngordhur. Bëhen përpjekje të reintrodukimit, psh. Te liqeni i Goçaukoviqit. Në Slovaki rritet në 7 lokalitete afër lumit Latorice. Më heret është lajmëruar edhe afër lumit Bodrog, Laborec dhe Uh. Në Çeki nuk rritet.

Në vendet tropike rritet në disa lloje të ngjashme, ato janë, megjithatë, termofile dhe për ketë nuk janë të përshtashme për kultivim në kushtet tona. Disa prej tyre kultivohen ne akuariume.

Gjinindryshmja katërgjethëshe (Marsilea quadrfolia) si e kultivuar është lloj që nuk ka kërkesa të mëdha, e cila do të ishte e kënaqur në cilëndo enë të mbushur me ujë dhe me pak dhe në fund. Pa problem mund t’a kultivoni në enë me dimenzione 20×20×10 cm. Gjatë terë vitit mund ta mbani përjashta (nuk ngrihet). Duke ju falënderuar moskërkesës se saj dhe kultivimit të lehtë, mund ta kultivoj çdokush e kudoqoftë (të themi në saksi të vogël, pa vrima ne fund, psh. në pjesën e jashtme të dritarës).

fotografia

Marsilia

Për kultivuesit me mundësi të kufizuara të lokalit, zgjidhje ideale është kultivimi në kazanin për përzierjen e mallterit (kryesisht shiten të madhsisë 60, 80 litra dhe kushtojnë 10 euro) Në fund e vendosni dheun (mjafton rreth 5 cm dhé në fund). Në qoftë se enën e mbushni deri në maje me ujë, katërgjetheshes suaj do t’i mundësoni kushte ideale për jetë.

Këtë kusht mund ta kompononi si në kopshtin dimëror, poashtu edhe në banesë aty afër dritarës (idealisht dritarës se balkonit), në mënyrë qe bima të jetë në vendin më të ndriçuar dhe më të nxehtë në banesë. Gjatë verës mund ta bartni në ballkonin jugorë ose në kopsht.

Katërgjethëshja më së miri do të vinte në shprehje në bazenin në kopsht, ku do të vendosnit pak dhe në fund dhe në të t’a përforconi bimën. Për bimën nuk keni se çka të kujdeseni – ajo vetë do të gjendet. Kjo bimë vet do të përshtatet në nivelin e sipërfaqës se ujit; sa i përket kualitetit të ujit – nuk është kërkuese. Mund t’a kultivoni në ujërat e thellësive të ndryshme (5 – 100 cm). Gjatësinë e trupit bima e përshtat sipas thellësisë se ujit, kështu që gjethet i notojnë nepër sipërfaqen e ujit.

Më së miri shumëzohen me ndarjen e rizomit. Mjafton një rizom shumë i vogël (10 cm) dhe gjatë verës në sipërfaqen e ujit do të formohet ”barishtorja” e fierit katërgjethësh.

««« Teksti paraprak: Lotosi indian (Nelumbo nucifera) Teksti vijues: Ngrtija e barishtorës se re »»»

e mërkure 21.9.2011 23:51 | shtypeni | Bimët ujore dhe moçalike

KPR paraqet

KPR - Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë
Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë është shoqatë vullnetare e kopshtarëve nga e tërë bota. Lexo më shumë...
Shpërndani eksperiencën e juaj që e keni për kultivimin e bimëve. Shkruani tekstin në këtë webfaqe!

Kategoritë: Svi Barishtorja Bimët egzotike Bimët ujore dhe moçalike Dëmtuesit Instruksionet për kultivimin e bimëve Këpurdhat Palmat