Botanix - gazetë mbi bimët dhe kopshtarinë

Botimi në shqip

Lotosi indian (Nelumbo nucifera)

fotografia

Lulja e lotosit

Lotosi indian (Nelumbo nucifera) është bimë ujore, e cila ka gjethe të rrubmullakëta ngjyrë të gjelbërt dhe lule te bukura. Budistët e shfrytëzojnë në të gjitha ritualet fetare, e tërë lulja hahet (konsumohen, para së gjithash farërat dhe rrënja), shfrytëzohet për përgatitjen e gjellërave të ndryshme në tërë Azinë Juglindore. Kjo bimë moçalike, të cilën mund ta mbillni si çdo bimë. Kultivimi i lotosit te ne nuk është aspak i komplikuar, vetëm se duhet ditur si të bëhet.

Farërat para mbjelljes duhet pak t’i gdhendni , sepse siperfaqa e tyre është e lëmuar, dhe nuk e lëshon ujin. Për këtë farërat nuk fillojnë procesin e mbirjes, pasi që uji nuk depërton gjer tek to. Farërat, edhe para gdhendjes, e ruajnë aftësinë e vet për mbirje dhe me mijëra vjet, por nëse pa i përpunuar i zhytni në ujë, duhet të pritni mbirjen e tyre disa vite.

fotografia

Mbirja e farërave të lotosit

Si do të dini nëse i keni gëdhendur në masë te duhur?

Në qoftë se i keni gdhendur mjaft, farërat në ujë në afat prej 24 orësh dyfish do të rriten. Në qoftë se kjo nuk ndodh, farërat i gdhendni edhe pak. Dhe prapë, në qoftë¨se në afat rej 24 orësh nuk rriten dyfish, përsëriteni gdhendjen deri sa të ngjajë dyfishimi i rritjes.

Ju është i nëvojshëm vetëm uji…

Pasi t’i keni gdhendur farërat, i qitni ne enë me ujë. Dhe pranë temperaturës prej rreth 20°C, farërat në afat prej 24 orësh do të dyfishohën. Temperatura ideale për fillim të procesit është 27 – 28 °C. Në këtë temperaturë mbirja zhvillohet shumë shpejt, në afat prej një jave fitoni bimën me gjethe. Shiko fotodokumentacionin në http://www.victoria-adventure.org/…om_seed.html

Pas daljes së gjethit të parë, duhet që bimën ta mbjellni në vendin moçalik ose në perzierje dheu që përdoret për akuarijume dhe terë bimën e leni në sasi të madhe uji (akuarijum, liqene te vogëla) me thellësi së paku 30 cm. Në qoftë se shfrytëzoni dheun e përzier si për akuarijume, lotosin mund ta kultivoni edhe në akuarijume me peshqit e vegjël.

Gradualisht, ashtu si bima rritet, kërkon vend edhe më të madh. Mund ta kultivoni në liqe të vogël në kopsht, serë prej qelqi dhe të ngjashme, ku nuk ka acar. Temperatura ideale për kultivim është 20 – 35 °C, por në vendet tona kjo temperaturë në kushtet dimërore, do t’i afrohet temperaturës në kufirin e ulët, e që lotosit nuk i pengon. Gjatë verës lotosin mund t‘a bartni përjashta nën kushtet e përshkruara, por gjatë dimërit duhet të kthehet brenda – për nevojë gjatë dimërit është e mundur qe lotosin ta mbani edhe në podrum të madh, sikurse edhe në kazan.

Zgjidhje ideale për kultivimin e lotosit janë të ashtuquajturat vaska prej betoni (bëhet fjalë për vaskat plastike për prodhimin e betonit, janë nga 60 dhe 80 litra dhe kushtojnë nga 10 euro). Bimën do ta mbani në një përbërje (lloç ose perzierje dheu nga akvarijumi) në saksia dhe krejt së bashku i vendosni deri te ato vaska. Nëse e mbushni me ujë gjer në grykë, do të siguroni kushte ideale për bimën. Përparësia qëndron në atë se vaskën mund t’a mbani edhe në kopshtin dimëror, por edhe në banesë, afër dritarës (më së miri pranë balkonit), në mënyrë që bima të gjendet në vend sa më të nxehtë në banesë, gjegjësisht atje ku ka më shumë diell. Gjatë verës, të tërë vaskën mund t’a bartni në anën jugore të balkonit ose në kopsht. Siç po shihni, lotosin mund ta kultivoni edhe nëse banoni në ndërtesë banimi.

««« Teksti paraprak: Rritja e mangos nga fara Teksti vijues: Kultivoni fierin ujor katërgjethësh për fat – katërgjethëshi i gjinisë se ndryshme (Marsilea quadrifolia) »»»

e marte 20.9.2011 23:23 | shtypeni | Bimët ujore dhe moçalike

KPR paraqet

KPR - Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë
Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë është shoqatë vullnetare e kopshtarëve nga e tërë bota. Lexo më shumë...
Shpërndani eksperiencën e juaj që e keni për kultivimin e bimëve. Shkruani tekstin në këtë webfaqe!

Kategoritë: Svi Barishtorja Bimët egzotike Bimët ujore dhe moçalike Dëmtuesit Instruksionet për kultivimin e bimëve Këpurdhat Palmat