Botanix - gazetë mbi bimët dhe kopshtarinë

Botimi në shqip

Mango Kalimantan, Kasturi (Mangifera casturi)

Mango Kalimantan (Mangifera casturi) ose e njohur si Kasturi është një pemë frytore tropikale e gjatë rreth 10–30 m tipik për yonën e vogël përreth Banjarmasin në Borneon jugorë (Indonezi). Sot është e yhdukur për arsze të prerjes së egër dhe ilegale të saj. Megjithatë. Akoma mbillet në këto zona për shkak të fruteve shumë të shijshme.

Përmasa e frutit të Mango Kalimantan (Mangifera casturi) ështl relativisht e vogël në krahasim me llojet e tjera të mangrove. Peshon përafërsisht 50–84 gram secili. Kur është I papjekur ngjzra e tij është e gjelbërt – kur piqet ngjyra I ndryshon në të kaftë ose të yeyë në vjollce dhe ka sipërfaqe të lëmuar, shpesh me një reflektim vjollcë. Ngjzra është një prej faktorëve krzesorë për variantat e M. kasturi. Egzistojnë tre lloje të njohura të Magnifera casturi -Kasturi, Mangga Cuban and Pelipisan. Më I njohur është Kasturi për arsze të aromës. Mangga Cuban dhe Pelipisan konsiderohen shpesh si specie të veçanta. Pelipisan mundet megjithatë të gjendet me një aromë të këndshme si kasturi çka tregon se fruit është I llojit kasturi. Shumë kërkime duhet megjithatë të bëhen për të definuar saktë statusin e tyre.

Mishi nga ky fryt është në ngjyrë portokalli dhe teksturë me fije me një aromë dhe shije të veçantë dhe të ëmbël Nëse e krahasojmë Kasturin me Mangon (Mangifera indica), Kasturi është më pak I ëmbël por ka shije më të forte dhe aromë më të butë. Mishi I frutit kasturi është poashtu me fije.

Kasturi është shumë I njohur si në mes të popullit të Borneos jugorë ashtu edhe në regjionin përreth. Aroma e frutave është aq e këndshme saqë egyiston një këngë për këtë: “Seharum kasturi, seindah pelangi, semuanya bermula.” që dmth: “Oh, si aroma si kasturi, aq e bukur si ylberi. Kjo dashuri e filloj udhëtimin “

Prerja ilegale shkaktoi yhdukjen e këtij druri. Mango Kalimantanët e vjetër janë në rrezik zhdukje për shkak të kuantitetit të drurit. Këto drunj kultivohen në një shkallë të vogël nga populli local në oborret e tyre, kopshtet apo fermat e vogla.

Për ndryshim nga rritja e shpejtë e drunjve tropical, Mango Kalimantan nuk mbillet në plantacionet e Indonezisë për arsye të rritjes së ngadalshme. Plantacionet e Mango Kalimantan mund të gjenden vetëm në zonën e Mataramanit në distriktin Banjar (distrikti Banjar nuk është I njëjtë me distriktin Banjarmasin). Populli I Mataramanit u përpoqen të bënin një kultivim në shkallë të vogël në vitin 1980 dhe korrja e parë arriti në 2005. Edhe pse në nivel local ka fruta me bollek, akoma nuk përmbushen të gjitha kërkesat.

Përdorimi I Mango Kalimantan janë të limituara në frut dhe dru. Edhepse drunjtë e vjetër mund të arrijnë trungun prej një meter, populli I Banjar (Grup etnik bregdetar vendas që u vendosën në jug të Borneos), kanë tendencë të përdorin frutat vetëm gjatë periudhës së rritjes së drurit. Për këtë arsye, populli I Banjar-it zgjedh lloje të tjera të drurit me kualitet më të lartë. Për të marrë frytet nuk është e lehtë sepse kasturi rritet shumë në gjatësi dhe duhet të ngjitesh shumë lart për ti kapur – frytet që bijnë në tokë janë të cilësisë më të ultë.

Frytet mund të hahen të freskëta apo të procesohen për reçel kasturi. Kjo është megjithatë shumë rrallë në shitje në shitore, sepse fermerët e konsumojnë atë vet. Produkte tjera të bëra nga mango janë: pure, reçel, lëng ose dodol (ëmbëlsirë tradicionale). Këto produkte janë megjithatë shumë vështirë për tu gjendur sepse frutat e freskëta janë gjithmonë në shkallë të lartë të kërkuara nga populli i Banjarit. Frutet janë poashtu shumë të kushtueshme por për popullin e Banjarit ja vlen për shijen e mrekullueshme!

««« Teksti paraprak: Pongamia pinnata Teksti vijues: Rritja e mangos nga fara »»»

e diel 18.9.2011 23:16 | shtypeni | Bimët egzotike

KPR paraqet

KPR - Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë
Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë është shoqatë vullnetare e kopshtarëve nga e tërë bota. Lexo më shumë...
Shpërndani eksperiencën e juaj që e keni për kultivimin e bimëve. Shkruani tekstin në këtë webfaqe!

Kategoritë: Svi Barishtorja Bimët egzotike Bimët ujore dhe moçalike Dëmtuesit Instruksionet për kultivimin e bimëve Këpurdhat Palmat