Botanix - gazetë mbi bimët dhe kopshtarinë

Botimi në shqip

Kultivojmë pepinon – kastravecin për sallatë

Vendi prejardhjes se pepinos (solanum pepino, Solanum muricatum) si duket është Peru ose Kolumbia. Prej aty është përhapur në tërë Amerikën latine, bile edhe jashtë saj. Sot më së shumti kultivohet në Bolivi, Ekuador dhe në Zelandën e Re.

Pepino në Evropë ka ardh sigurisht në vitin 1785. Njëri ndër kultivuesit e tij ishte Luj XVI dhe Shoqata e Kopshtarisë Mbretërore angleze në Kevij (në Londër).

Indianët Jugamerikanë e quajnë cachuma (lexo: kaçuma). Te ne ka jetësuar emri pepino, që në përkthim do të thotë trangulli për sallatë. Emërtimi anglez është melon shrub, që në përkthim do të thotë shija e shalqinit, që më mirë e karakterizon shija e tij.

Pepino është bimë drunore e gjatë rreth 1 m, në vendin e prejardhjes është dru I përhershëm, I cili rritët në lartësi mbidetare gjër në 2500 m. Te ne kultivohet vetëm si bimë njëvjeçare. Gjethet janë të ngjashme me gjethet e patates, ngjyrë vjollce ose te bardha me lara vjollce. Në të vërtetë janë dypolësh, megjithatë për zhvillim më të mirë ka nevojë për prashitje (para së gjithash në serat e qelqit)

Për kopështarët më interesante nga të gjitha janë frytet. Janë të mëdhenj rreth 15 cm, me formën që kanë të përkujtojnë në avokado (dardhë të madhe). Janë të ëmbël dhe më aromë. Më se shpeshti janë të verdhë, gjysmë të verdhë, ose me shtrafte gjyrë vjollce të errët, shpesh janë pa farëra. Mund të hahen të freska, të ziera, të fërguara…

Të freskët mund të hahen pavarësisht ose si sallatë e pemëve (pemë të ndryshme të prera në copa dhe të mbuluara me lëngë limoni. Prej pemëve tjera mund te përdorën shumica e pemëve ekzotike dhe llojeve tona). Pepino e zier në të shumtën e rasteve shfrytëzohet si shtojcë e ushqimit. Pepino e fërguar është e mirë si ushqim kryesor. Nëse dikujt i duket pepino i pashije, mund ta kryposë me mëlmesa (cimet, badijan, ananas, lëngun e limonit, të narit apo marakujës – dy frutat e përmendura te fundit, mund t’i kultivoni edhe vet prej farërave të cilat ua ofrojmë në Katalogun Import). Tepricën e frutave mund t’i vendosni në teglla (pavarësisht apo në kombinim me llojet tjera – psh. Me domaten, specin, ose me pemë). Sa i përket tokës, pepino është njejtë i kërkuar si çdo perime tjetër me prejardhdje tropike (psh. speci, domatja.). Toka duhet, pikë së pari të është e lehtë, që depërton ajri, ushqyese, dhe gjithëherë e lagësht. Me rastin e kultivimit eksperimental është konkluduar se te korrurat më të mëdha i sjell kur është i kultivuar në enë të vëllimit 40 litërshe (për një bimë) dhe kur toka mbulohet me folie të zezë (rreth 40 – 45 fruta gjatë vitit).

Në përgjithësi kultivohet njejtë sikurse psh. domatja. Gjatë kohës se vegjetacionit e plehëroni njëherë në javë. Si më i miri është treguar plehu Harmavit (shitet në secilën punëtori – shitore – bujqësore). Me këtë lloj plehu mund ta plehëroni drejtpërdrejt ose në gjethe.

Shumëzohet me prerje të cilat janë të gjata rreth 15 cm. I preni në muajin shkurt – mars. Për lëshimin sa më të shpejtë të rrënjëve mund të përdorni stimulatorin për rritje. Copat e prera i futni në rërë në serën prej qelqi ose në banesë . Rrënjët do t’i lëshojë gjatë muajit. Bimët e reja fillojnë të lulëzojnë tre muaj pas lëshimit të rrënjëve.

Pepino mund të shumëzohet edhe më farëra. Kjo mënyrë, megjithatë më pak paguhet, sepse bimët arsyetojnë vetëm farërat e imëta. Përveç kësaj, filizat prej farërave rrisin fruta të kualitetit të ulët.

Pepino-n e sulmojnë të njejtat sëmundje dhe dëmtues, si dhe lloje tjera prej familjës së njejtë (domatja, speci). Më se shpeshti është insekti i patateve Phytophthora infestans. Kundër kësaj mund të përdorni Kuprikol 50 (në koncentat 0, 6%, do të thotë 60 gr në 10 litër ujë; afati mbrojtës gjatë të cilit frutat nuk guxojnë të konsumohen është 7 ditë) ose Dithane M 45 (në koncentar 0, 2%, do të thotë 20 gr në 10 litra ujë; afati mbrojtës gjatë të cilit frutat nuk guxojnë të konsumohen është 21 ditë). Mirëpo, shfrytëzimi i mbrojtjes kimike në të shumtën nuk është i nevojshëm.

Pepino gjatë dimërit duhet të dimëroj në vend të nxehtë (serë qelqi ose banesë-shtëpi, apo te ngjashme.) Temperatura nuk guxon të bie nën 5°C. Në pranverë nga bimet amë merrni copëzat dhe lerëni të lëshojë rrënjë, ndërsa bimët e vjetra i asgjësoni, sepse kultivimi i mëtejmë i tyre nuk do ishte rentabël.

««« Teksti paraprak: Duhani Nicotiana glauca – bima e ballkonit me perspektivë Teksti vijues: Çerimoja (Annona cherimola) »»»

e enjte 4.8.2011 22:40 | shtypeni | Bimët egzotike

KPR paraqet

KPR - Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë
Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë është shoqatë vullnetare e kopshtarëve nga e tërë bota. Lexo më shumë...
Shpërndani eksperiencën e juaj që e keni për kultivimin e bimëve. Shkruani tekstin në këtë webfaqe!

Kategoritë: Svi Barishtorja Bimët egzotike Bimët ujore dhe moçalike Dëmtuesit Instruksionet për kultivimin e bimëve Këpurdhat Palmat