Botanix - gazetë mbi bimët dhe kopshtarinë

Botimi në shqip

Palma Parajubaea torallyi

Parajubaea torallyi është njëra ndër palmat më të bukura të Amerikës Jugore. Sigurisht se ky emër nuk do të thotë asgjë për ju. Nuk është as për t’u çuditur. Në Evropë, përshkak të fares (e lidhur me këtë edhe shpenzimet e mëdha të bartjës) importohet vetëm ngandonjëherë. Mu për këtë, me këtë lloj atraktiv te palmës jashtë Bolivisë, rrallë që do të hasni.

Në natyrë rritet në luginat e thata e Andeve te Bolivisë, në lartësi mbidetare prej 2700–3400 m, për çka është konsideruar si palma që rritet më se larti në botë. Në këtö lartësi, temperatura rrallëherë arrinë në 20 °C, ndërsa ngricat e natës nuk janë të rralla. Në muajt e dimërit (korrik, gusht) temperatura zbret në – 7 °C. Gjatë vitit të reshurat mezi arrijnë 550 mm, çka është më ulët sesa në vendet më të thata të Moravës Jugore. Duke ju falënderuar pozitës shumë të lartë të qëndrimit natyror, Parajubaea torallyi është lloj suptropik i palmës e cila është rezistente ndaj temperaturave të ulta, kështu që, në kushtet e volitshme në Mediteran, mund të mbillet përjashta gjatë gjithë vitit, ”nën qiellin e hapur”. Në kushtet tona, gjatë muajve të dimërit, duhet ta bartni në atë vend ku mund të lajmërohen ngrica, dhe aty pa problem mund të përjetoj temperaturën rreth 0 °C. Rezistenca në ngrirje, në Evropë është e kufizuar gjer në –3 °C. Temperaturën më të ulët që kjo palmë e ka përjetuar është –8 °C. Bimëve u kanë rënë të gjitha gjethet, por këto bimë kanë mbijetuar dhe në pranverë iu kanë rritur gjethet e reja.

Në Bolivi mund të rritet gjër në 14 m, ndërsa perimetri i trupit gjer në 25–35 cm. Shembujt qindravjeçarë rriten gjer në lartësi prej 30 m, ndërsa perimetri i trupit gjer 50 cm. Krojshën tërheqëse e përbëjnë rreth 20 gjethe, të cilat mund të rriten gjer ne 5 m. Në kulturat jashtë vendit të prejardhjes së palmës, mund të arrijnë dimenzione shumë më të vogëla.

Në natyrë rritet në 2 popullacione të ndara, të cilat shumë kjartë dallohen për nga madhësia e farës. Parajubaea torallyi var. torallyi ka farë, e cila arrin gjatësinë gjer në 7 cm, ndërsa varijeta e farës se imët të Parajubaea torallyi var. microcarpa rreth 3 herë më e vogël, megjithse, për nga pamja duken të ngjashme. Në natyrë nuk arrijnë dimensionet e gjinisë së njejtë farëmadhe.

Në Bolivi Parajubaea torallyi është bimë e dashur, mund ta hasni nëpër parqet e qytetit dhe nëpër aletë e rrugëve. Në qytetet e Ekvadorit dhe të Kolumbisë Jugore, në lartësi mbidetare prej 2500–3000 m, mbillet Parajubaea cocoides, e cila, është më pak rezistente në ftohtësi, dhe rritet më ngadalë. Duke pasë parasysh ngjashmërinë e madhe me Parajubaea torallyi, dhe nga shkaku se nuk është e njohur në natyrë, paramendohet së kemi të bëjmë me formën kulturore te Parajubaea torallyi.

Në vitin 1996 ka qenë e përshkruar Parajubaea sunkha, e cila është përfaqësuesi më i vogël i kësaj gjine. Mund të rritet në gjatësi gjer në 8 m, rritet në disa lugina ne brendinë e Andeve në regjionin Vallegrande, në krahinën Santa Cruz në Bolivi në lartësinë mbidetare prej 1700–2200 m. Gjer me revizionin taksonom, ka qenë e zëvendësuar me Parajubaea torallyi.

Kultivimi i palmës së gjinisë Parajubaea prej farës nuk është e vështirë, por kërkon durim të plotë. Fara në natyrë mbinë në mënyrë jo të rregullt, e që zgjatë 1 vit e gjysmë. Disa farëra në këtë kulturë bijnë për 1 muaj, tjetrës i nëvojitet gjysmë viti, e disa tjerave edhe gjer në 2 vite. Meqë është në pyetje palma suptropike, temperatura e lartë nuk ndihmon rritje, bile mund edhe ta ngadalsojë.

Farën, para së të mbillet, duhet lagur në ujë të vokët 5–7 ditë; fara e varijetetit farëmadhe edhe në 2 javë. Ujin e ndërron për çdo ditë, në mënyrë që fara të mos kalbet. Farërat (veçanërisht ato të formës farëmadhe) mundeni edhe që pak t’i tëholloni me brusë. Uji, në ndërkohë mund të depërton në farë, dhe me ketë kryhet faza e dormincimit (faza e pushimit e cila e mbron farën nga bimja në periodën e thatësisë, që në Bolivi mbanë gjatë muajve të dimrit, gjegjësisht prej qershorit gjer në tetor), prandaj fara fillon të mbijë. Me këtë kryhet faza e lagshtisë. Keni parasysh se është në pyetje lloji suptropikal, i cili rritet në regjionet e thata, dhe mu për këtë, lagështia e tepruar, ndikon negativisht. Pas hapjes së farës, farën mbilleni në saksi ose në qese të plastikës, ashtu që gjysma të mbetet varur nga toka, dhe e vendosni në vend ku temperatura sillet rreth 10 – 20 °C (është ideale nëse ekziston ndryshimi midis asaj të lartës gjatë ditës dhe asaj të ultës gjatë natës). Ndryshimi kryesor midis mbjelljes së këtij lloji dhe mbjelljes së llojit tjetër të palmës, shikohet, para së gjithash, në temperaturë të ulët dhe vendin për mbjellje të thatë.

Fara e mbjellur kontrollohet njëherë në 3–4 javë, e kur fillon të mbijë, e mbjellni në saksi të pavarur. Përvojat e disa kultivuesve flasin mbi atë se te fara e cila nuk mbinë gjer në 1 vit, është e nëvojshme te ndërpritet me ujitje dhe vendin e leni të thahet tërësisht. Pastaj fara nxirret, një javë laget me ujë, e pastaj mbillet. Duke trajtuar në këtë mënyrë, për gjysmë viti do të mbijë thuaja e tërë fara. Fara e cila nuk mbinë edhe gjatë vitit vijues, prapë e leni disa muaj të teret (simulimi i periudhës bolivijane të terjes së farës). Pas ujitjes së sërishme, do të mbijë e tërë fara.

Mbirja e farës se kësaj palme është afër 100%, vetëm se duhet ditur procesin (veprimin). Farës më të ngadalshme duhet siguruar 1– 2 apo më shumë periudha te terjes.

Kur e përdorni me kujdes filizin, kultivimi i saj është i thjeshtë, vetëm tregohuni të kujdesshëm gjatë ujitjes. Palmat e reja më shumë e duan gjysmëerrësirën (filizat në natyrë rritën nën hijën e shëmbujve te vjetër), ndërsa bimët e rritura kërkojnë shumë dritë.

Gjinia e Parajubaea bën pjesë në palmat më të rrezikuara jugo-amerikane. Shkaku kryesor i rrezikshmërisë së tyre është shkatërrimi i biotopeve, zgjerimi i tokave bujqësore, prerja e pyjeve dhe kullotja e tepruar. Palmat rriten në një territor shumë të vogël, çka shton edhe më shumë rrezikshmërinë dhe gjasat për vdekshmërinë e tyre. Për shkak te farërave të tyre të mëdha, zgjerimi i palmave në këto lokacione është i kufizuar, ndërsa bartësi më i rëndësishëm në largësi të mëdha – ariu andik (Tremarctos ornatus) është, për shkak të faktorit njeri, ngjashëm i rrezikuar.

Teksti vijues: Pisha Pinus kesiya »»»

e hënë 12.10.2009 12:30 | shtypeni | Palmat

KPR paraqet

KPR - Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë
Klubi Kopshtarëve te Sllovakisë është shoqatë vullnetare e kopshtarëve nga e tërë bota. Lexo më shumë...
Shpërndani eksperiencën e juaj që e keni për kultivimin e bimëve. Shkruani tekstin në këtë webfaqe!

Kategoritë: Svi Barishtorja Bimët egzotike Bimët ujore dhe moçalike Dëmtuesit Instruksionet për kultivimin e bimëve Këpurdhat Palmat